Brian Hickerson, ish-partneri i Hayden Panettiere, dyshohet se kishte tentuar të krijonte një lidhje me një tjetër grua vetëm disa muaj para vdekjes së aktores.
Sipas mesazheve private të siguruara nga mediat, Hickerson kishte takuar një 26-vjeçare në një klub nate në Greenville, Karolina e Jugut, në mars.
Të nesërmen ai e kontaktoi në Instagram dhe e ftoi për një takim.

Më pas i dërgoi edhe disa mesazhe me telefon, duke insistuar që të takoheshin.
Gruaja, e cila ka preferuar të mbetet anonime, tha se nuk e dinte kush ishte Hickerson dhe nuk kishte dijeni për lidhjen e tij me Panettiere.
Ajo gjithashtu tregoi se ishte shumë e dehur natën kur u takuan dhe nuk e mbante mend mirë ngjarjen.
Për këtë arsye dhe për shkak të diferencës në moshë, ajo vendosi të ndërpresë komunikimin me të.Hickerson dhe Panettiere kishin një marrëdhënie të trazuar prej vitesh.
Ai ishte dënuar në vitin 2021 për dy akuza për dhunë ndaj një bashkëshorti ose bashkëjetuesi, gjersa Panettiere kishte marrë një urdhër mbrojtjeje ndaj tij.
Panettiere u gjet pa shenja jete më 16 gusht në një apartament me qira në Greenville, ku po qëndronte edhe Hickerson.
Autoritetet kanë deklaruar se nuk kishte shenja traume apo dhune dhe hetimi për vdekjen e saj vazhdon, ndonëse priten rezultatet toksikologjike për të përcaktuar shkakun dhe mënyrën e vdekjes.
Hickerson, përmes avokatit të tij, ka deklaruar se hetimi duhet të vazhdojë dhe ka kërkuar respekt për familjen e aktores, duke mos dhënë komente të tjera për momentin. /Telegrafi/





