Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim këngëtaren e njohur shqiptare Gili dhe kompozitorin Ilir Berani.
Përmes një postimi në Facebook, Bogujevci bëri të ditur se gjatë takimit biseduan për rrugëtimin artistik të Gilit, karrierën e saj shumëvjeçare dhe projektet muzikore që është duke realizuar aktualisht.
“Sot, pata kënaqësinë ta pres në takim Gilin, një prej zërave më të njohur të muzikës sonë, së bashku me kompozitorin Ilir Berani. Folëm për rrugëtimin e saj artistik, karrierën shumëvjeçare dhe projektet muzikore që po i realizon aktualisht”, shkroi ministrja.
Bogujevci theksoi se e falënderoi këngëtaren për kontributin e vazhdueshëm në muzikën shqiptare, duke i uruar njëkohësisht suksese në projektet e saj të ardhshme.
Takimi u zhvillua në zyrën e saj, si shenjë vlerësimi për figurat e mëdha në vend.
Gili nga ana tjetër po vazhdon të jete aktive dhe shumë e kërkuar në ahengje muzikore.
Karrierën e ka nisur që në moshë të re, duke u kthyer në një nga emrat më të dashur në skenë. /Telegrafi/






