Besnik Tahiri – Kurtit: Ke propozuar Qeveri me 21 ministra, si me qenë Kosova e madhe sa Kina

<div><div><img width="640" height="380" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/besnik-tahirii.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="728" height="432" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/besnik-tahirii.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në fjalën e tij në seancën për votimin e Qeverisë, ka kritikuar Kurtin për numrin e madh të ministrive që ka ndarë për Qeverinë e re. Tahiri ka thënë se ndarja e 21 ministrive është vetëm akomodim i interesave politike e partiake. Deputeti i AAK-së ka thënë se një qeveri […]</div>

Nacionale
Reklame

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në fjalën e tij në seancën për votimin e Qeverisë, ka kritikuar Kurtin për numrin e madh të ministrive që ka ndarë për Qeverinë e re.
Tahiri ka thënë se ndarja e 21 ministrive është vetëm akomodim i interesave politike e partiake.
Deputeti i AAK-së ka thënë se një qeveri aq e madhe duket sikur propozohet për një shtet të madh si Kina, e jo për një Kosovë që i ka 1.7 milionë banorë.