“Bën një ndryshim të madh”, Scarlett Johansson rrëfen suplementin që përdor çdo natë për trupin dhe bukurinë

Magazina

Scarlett Johansson ka ndarë disa nga sekretet e rutinës së saj të bukurisë dhe mirëqenies, duke treguar se një nga pjesët kryesore të ritualit të saj të përditshëm është përdorimi i magnezit. Aktorja 41-vjeçare tha se merr magnez në mbrëmje, pasi sipas saj e ndihmon me gjumin dhe rikuperimin. “Marr magnez natën. Më ndihmon të […]

Madhësia e shkronjave

Scarlett Johansson ka ndarë disa nga sekretet e rutinës së saj të bukurisë dhe mirëqenies, duke treguar se një nga pjesët kryesore të ritualit të saj të përditshëm është përdorimi i magnezit.

Aktorja 41-vjeçare tha se merr magnez në mbrëmje, pasi sipas saj e ndihmon me gjumin dhe rikuperimin.

“Marr magnez natën. Më ndihmon të fle. Ndihem sikur është i mirë për rikuperimin”, është shprehur Johansson.

Ajo ka treguar gjithashtu se përdor kolagjen vegan, të cilin ia kishte rekomanduar një mikeshë me pretendimin se ndihmonte në rritjen dhe forcimin e flokëve, shkruan DailyMail.

Megjithatë, Johansson rrëfeu se dermatologu i saj ishte skeptik për efektet e suplementeve.

Sa i përket kujdesit për lëkurën, aktorja e mban rutinën relativisht të thjeshtë. Pas pastrimit të fytyrës, ajo përdor serum, krem hidratues dhe, herë pas here, disa pika vaji për më shumë hidratim.

Në mëngjes ndjek pothuajse të njëjtën rutinë, duke shtuar edhe krem për sytë.

Johansson ka pranuar se me dy fëmijë dhe një axhendë të ngjeshur nuk ka gjithmonë kohë për një grim të plotë.

“Nuk kam gjithmonë kohë të bëj grim”, ka thënë ajo, duke treguar se zakonisht mjaftohet me pak korrektor, rimel, skuqje dhe hije sysh. /Telegrafi/