Bekim Sejdiu për president, Lushaku: Kryetari dhe ekipi e kanë pasur autorizimin për të negociuar dhe diskutuar emrat

Nacionale

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban sot një mbledhje, gjersa do të diskutohet emri i presidentit, Bekim Sejdiu, i dakorduar ditë më parë ndërmjet liderit të kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe atij të LVV-së, Albin Kurti. Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu para takimit të LDK-së tha se në takimin që do ta mbajnë sot të […]

Madhësia e shkronjave

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban sot një mbledhje, gjersa do të diskutohet emri i presidentit, Bekim Sejdiu, i dakorduar ditë më parë ndërmjet liderit të kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe atij të LVV-së, Albin Kurti.

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu para takimit të LDK-së tha se në takimin që do ta mbajnë sot të diskutohet emri i presidentit, konstituimi i Kuvendit dhe e institucioneve tjera.

E pyetur nëse kanë qenë në dijeni për emrin e presidentit dhe a janë konsultuar, Lushaku tha se kryetari dhe ekipi i tij e kanë pasur autorizimin për të negociuar.

“Ne kemi autorizua kryetarin dhe ekipin për me negociua… e kanë pasur autorizimin e plotë për të bërë edhe propozimet dhe për të diskutuar emrat… tani po e diskutojmë edhe në rreth më të gjerë.