Bekë Berisha dhe Burim Ramadani marrin mandatin e deputetit, pas tërheqjes së Gjinit dhe Haradinajt

Nacionale

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, dy kandidatë të Aleancës kanë siguruar ulëset e deputetëve pas tërheqjes së Ardian Gjinit dhe Daut Haradinajt nga pranimi i mandatit. Në vend të Ardian Gjinit, mandatin e deputetit do ta marrë Bekë Berisha, i cili në listën e kandidatëve të Aleancës ka […]

Madhësia e shkronjave

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, dy kandidatë të Aleancës kanë siguruar ulëset e deputetëve pas tërheqjes së Ardian Gjinit dhe Daut Haradinajt nga pranimi i mandatit.

Në vend të Ardian Gjinit, mandatin e deputetit do ta marrë Bekë Berisha, i cili në listën e kandidatëve të Aleancës ka qenë i pesti për nga numri i votave.

Berisha ka marrë gjithsej 22 mijë e 443 vota nga qytetarët në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ndërsa në vend të Daut Haradinajt, ulësen në Kuvend do ta marrë Burim Ramadani, i cili ka qenë kandidati i radhës me numrin më të lartë të votave në listën e këtij subjekti.

Në listën e kandidatëve të AAK-së, rezultatet kryesore të votave ishin:

Me këto ndryshime, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me shtatë deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/