Bashkohuni në Aksion për Qendrën Multifunksionale në Nasalcë

Banorët e Nasalcës, brenda dhe jashtë vendit, janë ftuar të bashkohen në një aksion të përbashkët për përmbylljen e ndërtimit të Qendrës Multifunksionale në fshat. Nisma po organizohet nga Shoqata Nasalca, me synimin që projekti të finalizohet gjatë muajit të Ramazanit.

Sipas organizatorëve, mbi 260 familje nga Nasalca jetojnë dhe veprojnë në diasporë, ndërsa ky projekt konsiderohet si një ndër më të mëdhenjtë që është ndërmarrë ndonjëherë nga shoqata. Vlera e parashikuar për realizimin e plotë të Qendrës Multifunksionale është rreth 150.000 euro.

“Që nga riaktivizimi i Shoqatës, çdo projekt e kemi realizuar me përkushtim, duke u mbështetur në fondet tona dhe në donatorë vullnetarë. Por kësaj radhe kemi përpara një projekt më të madh se asnjëherë më parë, prandaj kemi nevojë për bashkimin dhe mbështetjen e të gjithëve”, thuhet në thirrjen publike drejtuar bashkëvendasve.

Organizatorët kanë bërë të ditur se pagesat nga diaspora duhet të shënohen me përshkrimin “Pagesa për Projektin”. Ndërsa kontributet nga vendlindja do të regjistrohen përmes Kryesisë së Shoqatës ose përmes faqes zyrtare, ku lista e donatorëve do të përditësohet rregullisht.

Deri më tani, aksioni ka mbledhur kontribute të konsiderueshme nga dhjetëra donatorë, mes tyre individë, familje dhe iniciativa lokale si Fondi i Tyrbes së Nasalcës.

Nga shoqata u bëhet thirrje të gjithë bashkëvendasve, bizneseve dhe punonjësve që të bëhen pjesë e këtij aksioni, duke theksuar se vetëm përmes solidaritetit dhe bashkimit mund të bëhet realitet ky projekt me rëndësi të veçantë për komunitetin.

“Së bashku, mund ta bëjmë realitet këtë ëndërr”, është mesazhi përmbyllës i organizatorëve, të cilët ftojnë qytetarët ta shpërndajnë nismën dhe të kontribuojnë sipas mundësive të tyre.


Screenshot
  1. Milihat Alimi – 1000 CHF
  2. Muharrem Nuredini – 200 €
  3. Arsim Fejzulli – 1000 CHF
  4. Armend Aliti – 500 CHF
  5. Orhan Dalipi – 500 €
  6. Oltion Dalipi – 200 €
  7. Ramadan Rexhepi – 1000 CHF
  8. Shenasi Hetemi (Corrotic) – 500 CHF
  9. Ruhan Jumeri – 1000 €
  10. Belul Dalipi – 1000 CHF
  11. Besim Aliti – 1000 CHF
  12. Memet Aliti me djemtë – 5000 CHF
  13. Shenur Azizi – 500 CHF
  14. Ekrem Halimi Nasalcë – 300 €
  15. Rijad Salihi – 2000 CHF
  16. Zulfi Iseni Nasalcë me djemt – 1000 €
  17. Lundrim Imeri – 1000 CHF
  18. Xhevdat Alimi – 1000 CHF
  19. Samet Abazi Nasalcë – 200 €
  20. Fondi i Tyrbes së Nasalcës 2000 €
  21. Adminisratorët e Nasalca.net – 300 €
  22. Shefik Abazi – 1000 USD