Bashkia e Lezhës publikon çmimet e shezlloneve dhe kërkon denoncimin e abuzimeve në plazhe

Nacionale

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas, sipas tij, sulmeve të qëllimshme ndaj turizmit në bregdetin e Lezhës dhe publikimit të informacioneve të pavërteta mbi pastërtinë, çmimet dhe hapësirat publike. Përmes një njoftimi publik, Ndreu ka vënë në dispozicion të pushuesve numrat e kontaktit të drejtuesve të Bashkisë Lezhë dhe administratorëve të zonave […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas, sipas tij, sulmeve të qëllimshme ndaj turizmit në bregdetin e Lezhës dhe publikimit të informacioneve të pavërteta mbi pastërtinë, çmimet dhe hapësirat publike.

Përmes një njoftimi publik, Ndreu ka vënë në dispozicion të pushuesve numrat e kontaktit të drejtuesve të Bashkisë Lezhë dhe administratorëve të zonave turistike, duke i ftuar qytetarët të raportojnë me mesazh (SMS) çdo rast abuzimi apo shkeljeje që konstatojnë gjatë sezonit turistik.

Njëkohësisht, Bashkia ka publikuar edhe çmimet zyrtare të miratuara për shezllonet dhe gazebot në plazhet e Tales, Shëngjinit, Kunës dhe Ranës së Hedhun.

Nisur nga sulmet e qëllimshme ndaj turizmit në zonat bregdetare të Lezhës, si dhe nga përhapja e informacioneve të pavërteta lidhur me pastërtinë, çmimet dhe mungesën e hapësirave publike, për të gjithë pushuesit vëmë në dispozicion kontaktet e stafit drejtues:

* Pjerin Ndreu – Kryetar i Bashkisë: +355 69 404 5011

* Fatjon Zefi – Zv/Kryetar i Bashkisë: +355 69 559 1150

* Brahim Demi – Administrator i Shëngjinit: +355 69 333 4446

* Zhaneta Frroku – Administratore e Shënkollit-Talës: +355 69 996 1800

* Besmir Frroku – Drejtor i Lezha Invest: +355 69 393 0434

* Renaldo Xhanej – Drejtor i Turizmit: +355 69 626 7623

* Shëngjin (Qendër) dhe Kune – 400 lekë (4.2 euro)