Ballina Nacionale Basha: Qytetarët vendosin për të ardhmen përmes votës

Basha: Qytetarët vendosin për të ardhmen përmes votës

2

Kryetari në detyrë i  Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka shfrytëzuar sot të drejtën e votës në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare, duke votuar në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj.
Pas votimit, kryeparlamentari Basha e cilësoi ditën e zgjedhjeve si festë të demokracisë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor.
Ai falënderoi të gjithë akterët institucionalë për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit.