Barcelona siguron tri pikë të arta ndaj Athletic Bilbaos falë Lamine Yamal

Barcelona ka marrë tri pikë të rëndësishme në javën e 27-të të La Liga, pasi e mposhti Athletic Bilbaon me rezultat minimal 1-0 në udhëtim në një përballje të luftuar.

Pjesa e parë ishte e balancuar dhe me pak raste të rrezikshme. Në minutën e 42-të vendasit menduan se kaluan në epërsi kur Inaki Williams dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në anën tjetër, në fund të pjesës së parë Ferran Torres iu afrua golit pas një goditjeje nga zona, por tentativa e tij kaloi shumë pranë shtyllës së majtë.

Në fillim të pjesës së dytë të dy trajnerët bënë ndryshime për të rritur ritmin e lojës.

A true love story 💙❤️#AthleticBarça | #LaLigaHighlights pic.twitter.com/NaI0cbPIB9
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 7, 2026