Barcelona ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Tottenhamit, Lucas Bergvall, pasi talenti suedez po has vështirësi për të siguruar minuta të rregullta këtë sezon në Londrën Veriore.
Pavarësisht se 20-vjeçari nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare vetëm muajin e kaluar, disa prej klubeve më të mëdha evropiane po e monitorojnë nga afër situatën e tij.
Sipas TEAMtalk, Barcelona po e vlerëson sërish mundësinë e transferimit të mesfushorit, pasi minutazhi i tij ka rënë nën drejtimin e trajnerit Roberto De Zerbi.
Pas transferimeve të Sandro Tonalit dhe Mateus Fernandes gjatë verës, Bergvall ka regjistruar vetëm 144 minuta në Ligën Premier, në dy ndeshje si titullar dhe dy paraqitje si zëvendësues. Ai ka luajtur gjithashtu në dy ndeshje të Kupës Carabao.
Minutat e pakta në fushë kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, ndonëse kontrata e tij e re me Tottenhamin është e vlefshme deri në vitin 2031.
Barcelona e kishte ndjekur Bergvallin nga afër edhe në vitin 2024, kur ai luante për skuadrën suedeze Djurgarden, por në atë kohë humbi garën për shërbimet e tij ndaj Tottenhamit.
Sipas raportimit, drejtuesit e klubit katalunas vazhdojnë ta vlerësojnë atletizmin, cilësitë teknike dhe aftësinë e suedezit për të luajtur në disa pozita të mesfushës.
Paguan 5,600 euro për El Clasicon, por babë e bir përfunduan jashtë ‘Camp Nou’ pasi festuan golin e Mbappes
Në ‘Camp Nou’, Bergvall shihet si një investim për të ardhmen, me potencialin për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm krahas mesfushorëve të rinj të Barcelonës, Pedrit, Gavit dhe Marc Bernalit. Megjithatë, konkurrenca për një vend në mesfushën katalunase do të ishte e madhe.
Barcelona nuk është klubi i vetëm që po e përcjell situatën e suedezit. Sipas të njëjtit burim, edhe Napoli dhe Juventusi janë duke monitoruar zhvillimet rreth të ardhmes së tij në Londër./Telegrafi/