Babai i yllit të Man Cityt zbulon “klauzolën speciale” në kontratat e lojtarëve

Sport

Babai i një prej lojtarëve të rinj të Manchester Cityt ka hedhur dritë mbi një detaj të mundshëm në kontratat e futbollistëve të klubit, që lidhet me situatën e krijuar pas vendimit për shkeljet financiare në Ligën Premier. Manchester City u shpall fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura ndaj tij nga Liga Premier, […]

Madhësia e shkronjave

Babai i një prej lojtarëve të rinj të Manchester Cityt ka hedhur dritë mbi një detaj të mundshëm në kontratat e futbollistëve të klubit, që lidhet me situatën e krijuar pas vendimit për shkeljet financiare në Ligën Premier.

Manchester City u shpall fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura ndaj tij nga Liga Premier, pas një procesi të gjatë përpara një komisioni të pavarur. Vendimi u bë publik më 25 shtator, ndërsa më 29 shtator Liga Premier publikoi edhe arsyetimin e komisionit.

Sipas këtij vendimi, komisioni konstatoi se klubi kishte përdorur “kontrata fiktive” për të fryrë shifrat e të ardhurave dhe për të ulur kostot.

Në rast se konfirmohen raportimet për një zbritje të madhe pikësh, disa prej yjeve të skuadrës, përfshirë Erling Haalandin dhe Enzo Fernandezin, mund të përballen me dilema për të ardhmen e tyre nëse Manchester City do të përfundonte në një kategori më të ulët.

Ndërkohë, Emile Heskey, ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe babai i talentit të Manchester Cityt, Jaden Heskey, ka sugjeruar se futbollistët mund të kenë klauzola të veçanta në kontratat e tyre që do t’u mundësonin largimin ose trajtimin e situatës në rast të një krize të tillë.

“Le të jemi të sinqertë, kjo nuk është diçka që thjesht ka rënë papritur mbi të gjithë. Është diçka që ka vazhduar prej një kohe të gjatë”, ka deklaruar Heskey për Casinolyze.

“Çdo lojtar që kanë transferuar duhet ta ketë pasur këtë në mendje. Besoj se shqetësimet e tyre janë zbutur përmes bisedave me drejtuesit dhe klubin. Tani situata ka arritur në pikën kritike”.

Heskey shtoi se, sipas tij, lojtarët mund të kenë klauzola në kontratat e tyre që u lejojnë të largohen në një situatë të tillë.

“Ka shumë gjasa që të kenë pasur klauzola në kontratat e tyre që u lejojnë të largohen ose që përcaktojnë se si trajtohet kjo situatë. Ky problem nuk ka dalë nga hiçi”, u shpreh ai.

Sa i përket dënimit të mundshëm, Heskey beson se një zbritje e madhe pikësh do të ishte vetëm fillimi i pasojave që mund ta presin Manchester Cityn.

“Mendoj se një zbritje pikësh është minimumi, një zbritje shumë e madhe pikësh, dhe më pas duhet parë se ku do të përfundojnë”, përfundoi ai./Telegrafi/