AUV izolon 15 kilogram djath mozzarela

Nacionale

<div><div><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812491-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="AUV izolon 15 kilogram djath mozzarela" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="800" height="600" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812491-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="AUV izolon 15 kilogram djath mozzarela"></p>Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka izoluar 15 kilogramë djath Mozzarella Bufalo, të prodhuar nga qumështi i buallicës me origjinë nga Italia, i dyshuar për praninë e aflatoksinës M1. Produkti është importuar nga kompania Premio SHPK, Sllatinë e Madhe, dhe është prodhuar nga Caseificio Coop. “La Contadina” në Itali. Postimi i</div>

Madhësia e shkronjave

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka izoluar 15 kilogramë djath Mozzarella Bufalo, të prodhuar nga qumështi i buallicës me origjinë nga Italia, i dyshuar për praninë e aflatoksinës M1.
Produkti është importuar nga kompania Premio SHPK, Sllatinë e Madhe, dhe është prodhuar nga Caseificio Coop. “La Contadina” në Itali.
Postimi i plotë:
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin se, në prani të zyrtarëve të AUV-së dhe të palës përkatëse, dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, është realizuar izolimi i produktit djath Mozzarella Bufalo në peshë prej 15 kilogram, i prodhuar nga qumështi i buallicës me origjinë nga Italia, i dyshuar për praninë e mundshme të aflatoksinës M1. Ky produkt është prodhuar nga kompania Caseificio Coop. “La Contadina” në Itali dhe importuar nga Premio SHPK, Sllatinë e Madhe dhe së shpejti do të fillojë procesi i asgjësimit të këtij produkti.
Ky veprim ndërmerret me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe për të siguruar respektimin e standardeve të cilësisë ushqimore.
Edhe pse Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po ballafaqohet me një mungesë të inspektorëve, ajo mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zinxhirit ushqimor. AUV-ja vazhdon të zbatojë masa parandaluese dhe kontrolluese për të garantuar që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt, të shëndetshëm.