Arsenali e bën prioritet transferimin e sensacionit gjerman

Fokusi është te titulli i kampionit këtë edicion në Angli, por Arsenali po mendon edhe për sezonin e ri.

Arsenali është futur në garë për të nënshkruar me sulmuesin 21-vjeçar të Club Brugge, Nicolo Tresoldi, sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild.

“Topçinjtë” kanë shfaqur interes të madh për gjermanin e ri dhe e kanë përfshirë atë në listën e ngushtë të objektivave për afatin kalimtar të verës 2026.

Megjithatë, Arsenali mund të përballet me konkurrencë të fortë nga skuadra si Barcelona, Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid për nënshkrimin e Tresoldit

.

Sulmuesi i ri ka shkëlqyer këtë sezon për Club Brugge, duke shënuar 16 gola dhe dhënë 5 asistime në të gjitha garat, duke treguar potencialin e tij si një prej talenteve më premtuese të futbollit gjerman.

Club Brugge e bleu atë vetëm për 7,5 milionë euro, derisa tani synon që nga largimi i tij të fitojë 50 milionë. /Telegrafi/