Arrestohet një person për mosrespektim të urdhrit të policisë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”

Një person është arrestuar të enjten në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, pasi dyshohet se nuk ka përfillur urdhrin e zyrtarëve policorë dhe ka tentuar të largohet me automjet.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull, shtetas i Kosovës, gjatë arrestimit ka bërë rezistencë dhe ka pësuar lëndime, për çka i është ofruar edhe trajtim mjekësor.

FITORJA
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “mosrespektim i urdhrave të ligjshëm”./rajonipress/