Me rastin e 36-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Armen Zemaj, ka përcjellë një mesazh urimi drejtuar veprimtarëve, aktivistëve, strukturave partiake, si dhe qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.
Zemaj theksoi kontributin e të gjithë atyre që dhanë gjithçka për liri, pavarësi dhe demokraci, duke vlerësuar besnikërinë e tyre ndaj vizionit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe filozofisë së tij politike të paqes, urtësisë dhe shtetndërtimit. Ai nënvizoi se LDK mbetet shtyllë e rëndësishme e jetës politike dhe demokratike të Kosovës, duke vazhduar rrugën e nisur mbi vlera të qëndrueshme dhe vizion afatgjatë.
“Urime 36-vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës,” përfundoi Zemaj.



















