Arbër Pajaziti takon përfaqësuesit e OSBE-së, diskutohet për përfshirjen e shqiptarëve në polici

Vendore

Kryetari i Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka pritur në takim përfaqësues të OSBE, ku është diskutuar për integrimin institucional të shqiptarëve dhe përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore.Në takim mori pjesë Shefi i Departamentit të Bashkëpunimit për Siguri në Misionin e OSBE-së në Serbi, Valentin Mikhailov, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.Gjatë bisedës u trajtuan problemet […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka pritur në takim përfaqësues të OSBE, ku është diskutuar për integrimin institucional të shqiptarëve dhe përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore.
Në takim mori pjesë Shefi i Departamentit të Bashkëpunimit për Siguri në Misionin e OSBE-së në Serbi, Valentin Mikhailov, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë bisedës u trajtuan problemet me të cilat përballen shqiptarët në Luginë, me fokus të veçantë në përfshirjen e kuadrove shqiptare në polici dhe institucionet e sigurisë.
Sipas Pajazitit, në konkurset e ardhshme për pranim në polici duhet të ketë kuota të rezervuara për shqiptarët, bazuar në përfaqësimin proporcional të popullsisë.
Po ashtu, palët janë dakorduar për krijimin e një ekipi të përbashkët ndërmjet Komunës, OSBE-së dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, i cili do të monitorojë procesin nga përzgjedhja e kandidatëve deri në përfundimin e trajnimit të tyre.
Kryetari Pajaziti ka theksuar se pushteti lokal është i gatshëm të mbulojë shpenzimet e kandidatëve gjatë gjithë procesit, me qëllim që të rinjve shqiptarë t’u krijohen kushte më të favorshme për integrim në institucionet e sigurisë.
Në fund të takimit, u riafirmua bashkëpunimi me OSBE-në si partner afatgjatë në avancimin e të drejtave, përfaqësimit institucional dhe forcimit të stabilitetit e sigurisë në rajon./BujanociNet/