Antonin Kinsky thyen heshtjen pas 15 minutave horror ku pësoi tre gola ndaj Atletico Madridit

Portieri i Tottenhamit, Antonin Kinsky, ka thyer heshtjen pasi u zëvendësua pas vetëm 17 minutash në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.

Të martën mbrëma, Spurs në formë të dobët u mposhtën 5-2 nga gjigantët e La Ligas Atletico Madrid, në stadiumin ‘Riyadh Air Metropolitano’.

Igor Tudor mori një vendim të guximshëm duke aktivizuar Kinskyn në vend të portierit zakonisht titullar, Guglielmo Vicario, një vendim që rezultoi i gabuar.

Kinsky bëri dy gabime të kushtueshme në 17 minutat e para, ndërsa golat nga Marcos Llorente, Antoine Griezmann dhe Julian Alvarez i dhanë Atleticos një epërsi 3-0.

Në këtë moment, Tudor vendosi ta largojë Kinskyn dhe ta zëvendësojë me Vicario, i cili pësoi golin e katërt të Spurs në minutën e 22-të.

“Fatkeqësisht ndodhi ajo që ndodhi, kështu që e ndryshova portierin pas 15 minutash. Nuk është e lehtë”.

Tani, 22-vjeçari ka thyer heshtjen pas paraqitjes së tij makth në Madrid.

“Faleminderit për mesazhet. Nga ëndrra në makth, dhe përsëri në ëndërr. Shihemi”.

Ish-portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, i doli gjithashtu në mbrojtje kolegut të tij, duke shprehur keqardhje për atë që i ka ndodhur.

“Tudor as nuk e pranon fare portierin e tij. Jam i habitur. Jam përpjekur ta kuptoj dhe ndjesia ime e përgjithshme është se zemra më është thyer plotësisht për atë djalosh”, ka thënë ai./Telegrafi/