Ankesa e PDK-së, Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa ligje të miratuara nga Kuvendi natën e 5 dhjetorit 2024

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812540-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Ankesa e PDK-së, Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa ligje të miratuara nga Kuvendi natën e 5 dhjetorit 2024" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812540-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Ankesa e PDK-së, Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa ligje të miratuara nga Kuvendi natën e 5 dhjetorit 2024" loading="lazy"></p>Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka shpallë antikushtetuese dhe ka shfuqizuar një sërë ligjesh të miratuara nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024. Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë për këto lidhje ishte bërë nga 12 deputetë të PDK-së. Me pesë vota për dhe dy kundër, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i shfuqizojë 12 ligje që përfshinin shërbimet e</div>

Madhësia e shkronjave

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka shpallë antikushtetuese dhe ka shfuqizuar një sërë ligjesh të miratuara nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024.
Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë për këto lidhje ishte bërë nga 12 deputetë të PDK-së.
Me pesë vota për dhe dy kundër, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i shfuqizojë 12 ligje që përfshinin shërbimet e pagesave, banimin social, sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, provimin e maturës shtetërore, Prokurorinë Speciale dhe lojërat mesdhetare.
Ndërkaq, Kushtetuesja i la në fuqi disa nga ligjet e miratuara të Kuvendit që ishin pjesë e ankesës.
Vendimi i Kushtetueses:
TË SHFUQIZOJË, me pesë (5) vota për dhe dy (2) kundër, (i) Vendimet [Nr. 08-V-801] dhe [Nr. 08-V-848] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-328 për Shërbimet e Pagesave; (ii) Vendimet [Nr. 08-V-806] dhe [Nr. 08-V-854] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-326 kundër dukurive negative në sport; (iii) Vendimet [Nr. 08-V-800] dhe [Nr. 08-V-847] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-333 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit; (iv) Vendimet [Nr. 08-V-802] dhe [Nr. 08-V-849] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-300 për provimin e maturës shtetërore; (v) Vendimet [Nr. 08-V-795] dhe [Nr. 08-V-842] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-315 për Banim Social dhe të Përballueshëm; (vi) Vendimet [Nr. 08-V-797] dhe [Nr. 08-V-845] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-321 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim; (vii) Vendimet [Nr. 08-V-796] dhe [Nr. 08-V-843] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-320 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor; (viii) Vendimet [Nr. 08-V-807] dhe [Nr. 08-V-855] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-323 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-168 për Prokurorinë Speciale; (ix) Vendimet [Nr. 08-V-805] dhe [Nr. 08-V-853] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-325 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore; (x) Vendimet [Nr. 08-V-804] dhe [Nr. 08-V-851] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-324 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore; (xi) Vendimet [Nr. 08-V-803] dhe [Nr. 08-V-852] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-330 për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore; dhe (xii) Vendimet [Nr. 08-V-799] dhe [Nr. 08-V-846] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-334 për Lojërat Mesdhetare.