Amerikani ha 66 hot dog – shënon rekord për Pavarësinë e vendit

Life/Bizare

Ka pasur një fitues në konkursin vjetor të ngrënies së hot dogëve më 4 korrik në Coney Island! Joey Chestnut e ka mbrojtur me sukses titullin e tij, por ai hëngri më pak hot dog se një vit më parë në konkursin e organizuar nga Nathan’s Famous, një zinxhir restorantesh të ushqimit të shpejtë. Megjithatë, […]

Madhësia e shkronjave

Ka pasur një fitues në konkursin vjetor të ngrënies së hot dogëve më 4 korrik në Coney Island!

Joey Chestnut e ka mbrojtur me sukses titullin e tij, por ai hëngri më pak hot dog se një vit më parë në konkursin e organizuar nga Nathan’s Famous, një zinxhir restorantesh të ushqimit të shpejtë.

Megjithatë, ai arriti të hante plot 66 hot dogë – shumë më tepër se Patrick Bertoletti i vendit të dytë (51 hot dogë).

Chestnut tha se vapa e pengoi të arrinte shifrën prej 70.5 hot dogësh të vitit të kaluar dhe të thyente rekordin e tij prej 76 hot dogësh, të vendosur në vitin 2021. /Telegrafi/