Kanë filluar sulmet e paralajmëruara amerikane ndaj Iranit.
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi në rrjetet sociale se operacioni po zhvillohet me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump.
Në deklaratë thuhet se qëllimi i sulmeve është “dobësimi i mëtejshëm i aftësisë së Iranit për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.
Sulmet pasuan pasi mediat iraniane raportuan më herët gjatë mbrëmjes për shpërthime në jug të vendit, në Bandar Abbas dhe Sirik.
Trump deklaroi sot në samitin e NATO-s në Turqi se Shtetet e Bashkuara do ta sulmonin sërish Iranin, pas sulmeve të kryera një natë më parë.
Si sulmet e mbrëmshme ashtu edhe ato të sotme janë përgjigje ndaj sulmeve iraniane ndaj tre anijeve tregtare që kaluan këtë javë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Bëhet fjalë për cisternën M/T Al Rekayyat, me flamur të Ishujve Marshall, cisternën M/T Wedyan, me flamur saudit, si dhe anijen M/T Cyprus Prosperity, me flamur të Liberisë. /Telegrafi/






