Ambasadori gjerman: Mirë të shohësh që u arrit marrëveshje për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të huajt dhe atë për vetura

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph ka reaguar sot pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen dhe pajtimit për zbatimin e Ligjit për të Huajt me masa shtesë.

Ambasadori gjerman shkruan se është të mirë të shohësh që u arrit marrëveshje për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të huajt dhe atë për vetura.


Mirë që u arrit marrëveshje për mënyrën e zbatimit të ligjeve të Kosovës për të Huajt dhe për Automjetet. Sigurimi i lejeve të qëndrimit dhe të punës për punëtorët dhe studentët, shmangia e ndërprerjeve në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, si dhe gjetja e zgjidhjeve praktike për lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës janë shumë të rëndësishme. Ndërtimi mbi këtë progres do të jetë kyç”, shkruan ai.

Ndryshe, sot kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se nga 15 marsi 2026 do të nisin së zbatuari Ligji për të Huajt dhe ai për Automjete.

Ai po ashtu i bëri të ditura masat shtesë, me të cilat janë pajtuar me BE-në.

Sipas marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës me BE-në, punëtorëve serbë të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe studentëve, do t’u mundësohet marrja e një leje të përkohshme qëndrimi me një periudhë fillestare prej 12 muajsh, me mundësi vazhdimi si dhe njohja e letërnjoftimeve që posedojnë, deri në një zgjidhje tjetër. /Telegrafi/