Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Pas hedhjes së votës, Haxhiu tha se procesi po shkon mirë, derisa i ftoi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës dhe, nëse krahasojmë me zgjedhjet e 9 shkurtit, duket se në këto zgjedhje pjesëmarrja është shumë më e madhe sesa në të njëjtën kohë në ato zgjedhje. Prandaj, me këtë rast po e shfrytëzoj të drejtën time për t’i inkurajuar qytetarët e Republikës së Kosovës që ta ushtrojnë këtë të drejtë, të drejtën e tyre, sepse sot është dita kur qytetarët vendosin për të ardhmen tonë. Dita është e bukur, gjithçka po shkon mirë e mbarë dhe uroj që të vazhdojë kësisoj deri në fund”, tha ajo./Ekonomia online/
Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje
<div><div><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809852-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="850" height="638" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809852-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje" loading="lazy"></p>Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Pas hedhjes së votës, Haxhiu tha se procesi po shkon mirë, derisa i ftoi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. “Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës dhe, nëse krahasojmë me zgjedhjet e</div>






