Alba Pollozhani befason me fotografitë e reja – ndjekësit thonë se duket si inteligjencë artificiale

Disa fotografi të reja të publikuara së fundmi nga ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në imazhet që ka ndarë në Instagram, Alba duket dukshëm ndryshe nga ajo që publiku ishte mësuar të shihte gjatë më shumë se dy muajve sa qëndroi në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ndjekës të shumtë kanë komentuar se ndryshimi është aq i madh, sa në disa fotografi ajo mezi dallohet.