Alarm në Evropë – disa aeroplanë raportohet se ishin objekt i kërcënimeve të dyshuara me bombë

Bota

Dy aeroplanë pasagjerësh janë kontrolluar në Varshavë, ndërsa një i tretë në Murcia të Spanjës, pas një sërë kërcënimesh me bombë. Ndërkohë, mediat lokale në Bullgari raportojnë se një aeroplan që vinte nga Izraeli është ulur gjithashtu në aeroportin e Sofjes, pasi është marrë një kërcënim me bombë përmes postës elektronike, shkruajnë mediat e huaja, […]

Madhësia e shkronjave

Dy aeroplanë pasagjerësh janë kontrolluar në Varshavë, ndërsa një i tretë në Murcia të Spanjës, pas një sërë kërcënimesh me bombë.

Ndërkohë, mediat lokale në Bullgari raportojnë se një aeroplan që vinte nga Izraeli është ulur gjithashtu në aeroportin e Sofjes, pasi është marrë një kërcënim me bombë përmes postës elektronike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, një aeroplan që vinte nga aeroporti “Heathrow” i Londrës bëri një ulje të paplanifikuar në aeroportin “Modlin” të Varshavës, ku u kontrollua nga specialistë.

Aeroplani ishte nisur drejt aeroportit kryesor të Varshavës, “Chopin”, me 181 persona në bord.

Një fluturim i dytë, nga Kopenhaga drejt aeroportit “Chopin”, gjithashtu u përball me një kërcënim me bombë, njoftuan mediat daneze. Ai u ul normalisht.

Ndërkohë, duke sjellë detaje, mediat theksojnë se një aeroplan i kompanisë “Ryanair” që vinte nga Mançesteri bëri një ulje emergjente në aeroportin e Murcias, në jug të Spanjës, për shkak të një kërcënimi tjetër.

Në atë aeroplan ndodheshin 121 persona, përfshirë ekuipazhin, sipas Francisco Lucas, përfaqësuesit të qeverisë spanjolle në rajonin e Murcias.

Këto incidente të veçanta ndodhën një ditë pasi një aeroplan i “Wizz Air”, që vinte nga aeroporti “Luton” i Londrës, bëri një ulje emergjente në Budapest, i shoqëruar nga një aeroplan luftarak hungarez, pas një kërcënimi me bombë. /Telegrafi/

Komentet