Ballina Nacionale Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, katër të lënduar

Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, katër të lënduar

1

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Kçiq.
Zëdhënësi rajonal i policisë së Mitrovicës së Jugut, Avni Zaiti, tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.
Zaiti theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 16:30, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Kçiq, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”/KK

- Reklamë -