Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në hyrje të Elbasanit.
Përplasja ka rezultuar të jetë mjaft e fortë mes një autobusi dhe një automjeti. Nga kjo përplasje autobusi ka përfunduar në një pikë karburanti.

Mësohet se autobusi ishte me fëmijë, pjesë të një ekipi basketbolli.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë shoferi i automjetit tip ‘Toyota’ është dërguar në spital.
Sipas pamjeve, përplasja duket e fortë, ku pas goditjes me automjetin, autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me tabelën e çmimeve të karburantit./Euronews Albania





