AGK-ja mirëpret fitoren e gazetares Blerta Foniqi pas degradimit nga menaxhmenti i RTK-së

Nacionale

<div><div><img width="640" height="379" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808830-attachment-1024x607.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="AGK-ja mirëpret fitoren e gazetares Blerta Foniqi pas degradimit nga menaxhmenti i RTK-së" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1102" height="653" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808830-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="AGK-ja mirëpret fitoren e gazetares Blerta Foniqi pas degradimit nga menaxhmenti i RTK-së"></p>Inspektorati i Punës e ka miratuar ankesën e gazetares Blerta Foniqi Kabashi, duke vendosur në favor të saj dhe kundër vendimit të menaxhmentit që e degradonte atë nga pozita e redaktores të edicionit të Lajmeve Qendrore në redaktore të programit. Vendimi ishte marrë nga U.D i kryeredaktorit, Blerim Haxhija, për të cilin Inspektorati konstaton se</div>

Madhësia e shkronjave

Inspektorati i Punës e ka miratuar ankesën e gazetares Blerta Foniqi Kabashi, duke vendosur në favor të saj dhe kundër vendimit të menaxhmentit që e degradonte atë nga pozita e redaktores të edicionit të Lajmeve Qendrore në redaktore të programit.
Vendimi ishte marrë nga U.D i kryeredaktorit, Blerim Haxhija, për të cilin Inspektorati konstaton se nuk kishte mandat për të marrë një vendim të tillë pasi që atij i kishte skaduar mandati më 15 shtator 2025. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kujton se Foniqi Kabashit i ishte shqiptuar masë disiplinore “vërejtje” për shkak të punës si redaktore në Edicionin Qendror të lajmeve.
Ndërkaq, Inspektorati e ka urdhëruar RTK-në që në afat prej tri ditësh ta kthejë Foniqin në postin e përshkruar me kontratë. AGK-ja e ka mirëpritur këtë vendim të Inspektoratit, “i cili vërteton presionin e Menaxhmentit ndaj gazetarëve dhe redaktorëve që e kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe profesionale”.
“Për AGK-në është e papranueshme ndërhyrja e vazhdueshme politike e Qeverisë së Kosovës nëpërmjet partisë politike, Vetëvendosje në pavarësinë editoriale të Transmetuesit Publik, RTK”, u tha në njoftimin e AGK-së. /Klankosova.tv