Agim Bahtiri “pro” për Slavko Simicin, në tetor thoshte “e pres dorën e nuk votoj për Listën Serbe”

<div><div><img width="640" height="383" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/ag-1024x612.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1039" height="621" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/ag.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, në tetorin e vitit të kaluar kishte thënë se e pret dorën më përpara sesa që e voton kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar. Në hyrje të objektit të Kuvendit, Bahtiri insistonte që Rashiq është i preferuari i Lëvizjes Vetëvendosje. “Sigurisht që Rashiqi do të zgjidhet. E kam deklaruar […]</div>

Nacionale
Reklame

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, në tetorin e vitit të kaluar kishte thënë se e pret dorën më përpara sesa që e voton kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar.
Në hyrje të objektit të Kuvendit, Bahtiri insistonte që Rashiq është i preferuari i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sigurisht që Rashiqi do të zgjidhet. E kam deklaruar edhe më herët, e pres dorën dhe nuk e votojë Listën Serbe. Kështu e kanë mendimin edhe kolegët e mi të LVV-së. Kjo është e bazuar në problemet që i kanë bërë në veri. Nuk I votoj njerëzit që kokën e kanë në Beograd e trupin në Prishtinë”, kishte thënë Bahtiri.
Megjithatë pesë muaj pas, Agim Bahtiri, bashkë me kolegët e tij në Lëvizjen Vetëvendosje të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë votuar edhe për zgjedhjen e Slavko Simicit për nënkryetar, në pako bashkë me katër nënkryetarët e tjerë.