Adriani pyetet për Antontën: Për ta kuptuar nëse ka lidhje mes nesh, duhet të pres derisa ajo të dalë jashtë

Magazina

Adrian Kalanderi ishte banori i cili u eliminua së fundmi nga shtëpia e BBVK-së, duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në këtë format. Pas daljes nga shtëpia, Adriani iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve, ku njëra prej tyre kishte të bënte me Antonetën. Ai u pyet për një relacion të mundshëm mes dyshes, ndërsa […]

Madhësia e shkronjave

Adrian Kalanderi ishte banori i cili u eliminua së fundmi nga shtëpia e BBVK-së, duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në këtë format.

Pas daljes nga shtëpia, Adriani iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve, ku njëra prej tyre kishte të bënte me Antonetën.

Ai u pyet për një relacion të mundshëm mes dyshes, ndërsa nuk hezitoi të shprehte mendimin e tij lidhur me këtë çështje.

Foto: Adrian Kalanderi / Instagram

“Mendoj se jam i vetmi që e ka marrë seriozisht në Big Brother. Siç e kam thënë edhe në shtëpi, më duhet më shumë se një femër e bukur”.

“Më duhet një lidhje e vërtetë dhe për të kuptuar nëse ka lidhje mes nesh, duhet të pres derisa ajo të dalë jashtë. Dhe po sigurisht që do t’ju mbajë të informuar”, ka shtuar Adriani.

Ndërkohë, mbetet të shihet se si do të zhvillohet raporti mes tyre, pasi Antoneta vazhdon ende rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/