Abdixhiku: Uroj që qytetarët të zgjedhin për zhvillim, e të largohemi nga zymtësia, bllokada e përçarja

Nacionale

<div><div><img width="640" height="359" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/abdi-1024x574.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1127" height="632" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/abdi.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Kandidiati për kryeministër nga LDK-ja Lumir Abdixhiku ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme. Pas votimit, Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre, që përcakton fatin e katër viteve të ardhshme. “Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë, në të cilën vendimmarrja t’i kthehet sovranit, […]</div>

Madhësia e shkronjave

Kandidiati për kryeministër nga LDK-ja Lumir Abdixhiku ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme.
Pas votimit, Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre, që përcakton fatin e katër viteve të ardhshme.
“Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë, në të cilën vendimmarrja t’i kthehet sovranit, qytetarit. Është ditë e mirë, ditë e mbarë dhe të shpresojmë në vazhdimësi procesi i votimit të shkojë mbarë e mirë. Uroj që qytetarët e Kosovës në këtë ditë të rëndësishme, që përcakton fatin e katër viteve të ardhshme të tyre, të zgjedhin për zhvillim, stabiltet, të ardhme euro-atlantike të Kosovës e të largohemi nga zymtësia, bllokada e perçarja .Le të shpresojë se gjithçka do të shkojë mbarë e mirë, e të fitoi populli i Kosovës “, tha Abdixhiku.