Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Darkë miqësore, do të vijmë me lajme të mira

Nacionale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit që pati me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si një “darkë miqësore”. Abdixhiku tha se së shpejti do të ketë “lajme shumë të mira”, pa dhënë detaje konkrete për përmbajtjen e tyre, por duke e lidhur këtë me zhvillimet brenda […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit që pati me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si një “darkë miqësore”.

Abdixhiku tha se së shpejti do të ketë “lajme shumë të mira”, pa dhënë detaje konkrete për përmbajtjen e tyre, por duke e lidhur këtë me zhvillimet brenda LDK-së.

“Shumë shpejt do të vijmë me lajme shumë të mira. Është pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së, por shumë shpejt do të vijmë me lajme shumë të mira”, u shpreh Abdixhiku.

Ai përsëriti se takimi me Osmanin ka qenë në kuadër miqësor.

“Ishte një darkë miqësore mes miqsh dhe më lejoni edhe njëherë të them se do të vijmë me lajme shumë, shumë të mira”, deklaroi kreu i LDK-së.