Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur pas homazheve te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në 20-vjetorin e vdekjes, Abdixhiku tha se Rugova mbete shqiptari më i madh i të gjitha kohërave.
“Ibrahim Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, dhe si i tillë na obligon edhe sot të sillemi me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun tonë”, deklaroi kreu i LDK-së.


















