Zemërimi ndaj gjyqtarit Clement Turpin mbretëron te Barcelona, pasi ata u eliminuan nga Atletico Madrid në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Atletico fitoi 2-0 në ndeshjen e parë në Barcelonë dhe humbi 2-1 në ndeshjen e kthimit jashtë fushe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale dhe për të lënë klubin katalunas edhe një herë jashtë ëndrrës për të fituar trofeun.
Megjithatë, mysafirët fajësojnë gjyqtarin francez për këtë. Për ta, për shembull, nuk është e qartë se si portieri i Atletico Madridi, Juan Musso nuk mori një ndëshkim pasi goditi Lopezin në fytyrë me këpucën e tij.
Turpin kritikohet gjithashtu për mosdhënien e një penalltie për Barcelonën në një situatë tjetër. Dani Olmo po vraponte drejt portës së Barcelonës. Ai hyri në zonën e penalltisë dhe më pas Marcos Llorente e shtyu atë nga mbrapa me të dyja duart.
Ai u ndihmua gjithashtu nga Koke, i cili e bllokoi Olmon nga përpara. Lojtari i Barcelonës u rrëzua dhe ishte i bindur se gjyqtari do t’i jepte një penallti, por kjo nuk ndodhi.
Videoja tregon kontaktin e fortë të Llorentes ndaj Olmos dhe kjo bëri që trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, të tronditet që ekipit të tij nuk iu dha një penallti.
Tifozët e Barcelonës janë të indinjuar nga vendimi i gjyqtarit, duke pretenduar në rrjetet sociale se klubi i tyre është dëmtuar rëndë. Megjithatë, edhe tifozët e futbollit po dalin përpara për të pohuar se pati penallti për Barcelonën në këtë situatë. /Telegrafi/






