A e pengon konflikti Afganistan–Pakistan furnizimin e Iranit nga Kina?

Se a është konflikti mes Afganistani dhe Pakistani i koordinuar apo spontan, do ta tregojë koha.

Megjithatë, disa elemente gjeopolitike janë tashmë të qarta dhe me peshë strategjike.

Kina kufizohet drejtpërdrejt me Pakistanin dhe mbetet i vetmi shtet që potencialisht mund ta sfidojë seriozisht flotën detare të SHBA-ja në Deti Arabik.

Nëse Pekini do të synonte ta furnizonte Iranin me pajisje ushtarake apo mjete detare, rruga më e shkurtër dhe më e leverdishme logjistikisht do të kalonte përmes territorit pakistanez dhe daljeve të tij në Detin Arabik.

Ndërkohë, India është afruar ndjeshëm me SHBA-në vitet e fundit, duke riformatuar balancat tradicionale në rajon.

Prania e shtuar ushtarake amerikane në Detin Arabik dhe në Oqeani Indian përbën një faktor kufizues për çdo lëvizje detare strategjike të Kinës apo edhe të Rusisë drejt Iranit.

Çdo përpjekje për furnizim përmes rrugëve detare do të përballej me monitorim dhe potencialisht me kontroll nga marina amerikane.

Në këto rrethana, opsioni më realist për Kinën mbetet korridori tokësor përmes Pakistanit.

Mirëpo, një përshkallëzim i konfliktit mes Afganistanit dhe Pakistanit do ta destabilizonte këtë aks strategjik, duke e bërë më të pasigurt transitin, duke rritur kostot dhe duke kufizuar fleksibilitetin kinez në rast të një tensioni të shtuar mes SHBA-së dhe Iranit.

Rajoni paraqitet kështu si një nyje e ndërlikuar interesash, ku përpjekjet e Kinës dhe Rusisë për të ruajtur hapësirë manovrimi drejt Iranit përballen me një “gardh” strategjik të përbërë nga SHBA-ja, Izraeli, Turqia dhe aleatët perëndimorë.

Prandaj, konflikti Afganistan–Pakistan nuk duhet parë thjesht si një përplasje kufitare apo tension dypalësh.

Ai mund të përbëjë një hallkë të një loje më të gjerë gjeopolitike, ku çdo zhvillim ndikon drejtpërdrejt në ekuilibrat strategjikë të Azisë Qendrore, Azisë Jugore, Lindjes së Mesme dhe hapësirës së Oqeanit Indian.

Nëse ky tension do të shndërrohet në paraprijës të një përshkallëzimi më të madh rajonal, përfshirë një përballje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit, kjo mbetet për t’u parë.

Megjithatë, dinamika aktuale tregon se korridoret gjeografike dhe aleancat ushtarake në këtë aks mbeten thelbësore për arkitekturën e sigurisë në rajon.

shkruan: Agron Hoti