A e dini se kush është afër të rikthehet në Ligën Premier: Pas 25 vitesh pritje, me Lampardin në stol elita duhet shumë afër

Në futbollin anglez ka shumë klube që tifozët i konsiderojnë “kult”, por pak prej tyre kanë histori dhe nostalgji si Coventry City. Pas një pritjeje të gjatë, ky klub legjendar duket shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit anglez.

Coventry City luajti për herë të fundit në Ligën Premier në vitin 2001. Që nga ajo kohë, klubi përjetoi rënie të mëdha, duke zbritur deri në kategorinë e katërt të futbollit anglez.

Megjithatë, këtë sezon skuadra është rikthyer fuqishëm nën drejtimin e trajnerit Frank Lampard, i cili e ka afruar shumë klubin drejt rikthimit në elitë.

Me nëntë javë të mbetura deri në fund të sezonit në Championship, Coventry mban një avantazh prej nëntë pikësh ndaj Millwall që ndodhet në vendin e tretë, një diferencë që mund të jetë vendimtare për sigurimin e një vendi që çon direkt në Ligën Premier.

Për më tepër, Coventry ka një kalendar relativisht më të lehtë se rivalët e tij dhe nuk ka angazhime në gara të tjera, gjë që i jep skuadrës një avantazh të rëndësishëm në fazën vendimtare të sezonit.

Klubi përjetoi suksesin më të madh në historinë e tij në vitin 1987, kur fitoi finalen e FA Cup. Përpara rënies nga Liga Premier në vitin 2001, Coventry kishte qëndruar në elitën e futbollit anglez për 34 vite radhazi.

Ndërkohë, gara për vendin e dytë në Championship mbetet shumë e fortë. Aktualisht Middlesbrough mban vendin e dytë, vetëm një pikë përpara Millwall, ndërsa në garë janë edhe Ipswich Town dhe Hull City.

Përveç dy vendeve që sigurojnë ngjitjen direkte në Ligën Premier, skuadrat nga vendi i tretë deri në të gjashtin do të luftojnë në “play-off” për biletën e fundit drejt elitës.

Me formën aktuale dhe avantazhin që ka krijuar, Coventry City i Frank Lampard duket shumë pranë një rikthimi historik në Ligën Premier, pas një pritjeje që ka zgjatur plot 25 vjet. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore