A duhej Cancelo të ndëshkohej me të kuq në El Clasico? Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin

Sport

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) ka vlerësuar se mbrojtësi i Barcelonës, Joao Cancelo, duhej të ndëshkohej me karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj Yan Diomande gjatë El Clasicos, raporton gazeta spanjolle AS. Incidenti ishte një nga vendimet e diskutueshme të shqyrtuara nga organi spanjoll i arbitrimit në emisionin e tij javor, Tiempo de Revision. Sipas […]

Madhësia e shkronjave

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) ka vlerësuar se mbrojtësi i Barcelonës, Joao Cancelo, duhej të ndëshkohej me karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj Yan Diomande gjatë El Clasicos, raporton gazeta spanjolle AS.

Incidenti ishte një nga vendimet e diskutueshme të shqyrtuara nga organi spanjoll i arbitrimit në emisionin e tij javor, Tiempo de Revision.

Sipas CTA, Diomande po e bartte topin dhe po niste një aksion sulmues kur Cancelo pati kontakt me këmbën e tij. Megjithatë, komiteti vlerësoi se ndërhyrja nuk përmbante forcë të tepruar dhe as nuk ishte brutale.

Për këtë arsye, CTA arriti në përfundimin se ndërhyrja ishte e pakujdesshme dhe duhej të ndëshkohej me karton të verdhë, e jo me karton të kuq.

Gjyqtari nuk e ndëshkoi këtë ndërhyrje gjatë ndeshjes, ndërsa VAR-i nuk ndërhyri, pasi rasti nuk përbënte një situatë për karton të kuq të drejtpërdrejtë.

Komiteti shqyrtoi gjithashtu një rast të mundshëm për penallti për prekje me dorë, ku përfshiheshin mbrojtësi i Barcelonës, Alejandro Balde, dhe sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe.

CTA vlerësoi se kontakti nuk përbënte shkelje që duhej të ndëshkohej.

Real Madridi fitoi El Clasicon me rezultat 2-1 në ‘Camp Nou’, më 25 tetor, me Mbappen që shënoi dy gola./Telegrafi/

Komentet