Kylie Jenner ka mahnitur me foto-sesionin e fundit për linjën e re të veshjeve.
Sipërmarrësja 29-vjeçare, e cila së fundmi u pa me partnerin e saj, aktorin e nominuar për çmimin Oscar, Timothée Chalamet, ka ndezur rrjetet sociale me fushatën më provokuese të reklamimit të markës së saj, Khy.
Jenner në këtë fotosesion joshës u shfaq pa rroba nën disa pallto të ndryshme.
Në një seri fotografish, ajo pozoi e veshur me një pallto të gjatë, tërësisht të zezë, duke vënë në pah këmbët e saj, ndërsa nën veshjen e sipërme nuk kishte veshur asgjë.
Në disa prej fotografive, nëna e dy fëmijëve e çoi edhe më tej anën provokuese të paraqitjes, duke pozuar me një cigare në dorë, pavarësisht se marka e saj ndiqet edhe nga fansa të rinj.
Palltoja e zezë me gëzof nuk ishte e vetmja veshje e këtij lloji që ajo promovoi në kuadër të linjës së saj të re. Kylie u shfaq edhe me një pallto në nuanca kafe dhe të zezë, sërish pa veshur asgjë poshtë saj, teksa pozonte para kamerës.
Kylie e cila mban rolin e drejtoreshës kreative të markës Khy, e cila, sipas përshkrimit të saj, udhëhiqet nga instinkti dhe aftësia e Kylie-t për të sjellë vazhdimisht transformime në stil.
Linja synon të ndërthurë modën e stilistëve me veshjet e përditshme, përmes koleksioneve të kuruara që publikohen në seri të veçanta dhe që vënë theksin te prerjet, materialet dhe përmasat e veshjeve.