Kompanitë kineze Dongpeng dhe Mengniu i kanë dhënë fund të gjitha marrëveshjeve tregtare dhe të sponsorizimit me sulmuesin e Real Madridit , Kylian Mbappe, me efekt të menjëhershëm.
Sipas Democrata, vendimi vjen pas komenteve që Mbappe bëri në emisionin e intervistave në internet The Bridge, ku u pyet për memen e tij të preferuar që përfshinte fytyrën e tij.
Ai tha se ai që e bëri të qeshte më shumë e vendoste fytyrën e tij në një video të një burri që ai besonte se ishte një diktator kinez – gjoja ish-udhëheqësi Mao Ce Dun – dhe se ai shpesh e ndan atë me miqtë në internet.
姆巴佩,你是真敢啊!中国球迷给你流量,中国市场给你商业价值。你就是这么回报的?#Mbappe #姆巴佩 https://t.co/RIvnNWxQJu
— wh (@ZHhn0622) October 26, 2026
Vërejtjet u përhapën me shpejtësi në Kinë, me mediumin që e përshkruan reagimin si të fortë.
Kompania e pijeve energjike Dongpeng tha se kundërshton çdo veprim që dëmton ndjenjën kombëtare, ndërsa prodhuesi i qumështit Mengniu tha se gjithashtu kundërshton deklaratat që dëmtojnë ndjenjat e popullit kinez.
Të dy markat theksuan një “politikë zero tolerance në këtë drejtim”.
Ndryshe, shakatë për Mao Ce Dunin janë një tabu e rreptë shoqërore dhe politike në Kinë, dhe incidenti ka shkaktuar një ortek dënimesh në rrjetin social Ëeibo dhe platformat kryesore sportive. /Telegrafi/