Albin Prapashtica shpallet më i miri i javës pas dygolëshit ndaj Dukagjinit

Sport

Sulmuesi i Feronikelit ’74 Albin Prapashtica është shpallur më i miri i xhiros pas shkëlqimit ndaj Dukagjinit. Prapashtica realizoi dy herë në fitoren 3-0 ndaj klubit nga Klina, kësisoj Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ja dha epitetin e më të mirit. “Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi i Feronikelit ’74 Albin Prapashtica është shpallur më i miri i xhiros pas shkëlqimit ndaj Dukagjinit.

Prapashtica realizoi dy herë në fitoren 3-0 ndaj klubit nga Klina, kësisoj Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ja dha epitetin e më të mirit.

“Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Pas ndeshjeve të xhiros së njëmbëdhjetë, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Feronikeli 74, Albin Prapashtica, i cili ishte protagonist kryesor në fitoren bindëse të skuadrës së tij ndaj FC Dukagjinit.

Prapashtica realizoi dy gola në fitoren 3:0, duke dhënë kontribut vendimtar në sigurimin e tri pikëve të rëndësishme për skuadrën e tij. Me paraqitjen e tij të shkëlqyeshme, efikasitetin para portës dhe angazhimin gjatë gjithë takimit, ai u dallua si një nga futbollistët më meritorë të kësaj xhiroje.

Vlerësimi për më të mirin e javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Komentet