The Athletic: Vedat Muriqi në formacionin e vitit nëse Mbappe nuk do të ishte në atë pozitë

Sport

Mediumi i famshëm britanik “The Athletic” e ka vendosur sulmuesin Vedat Muriqi në formacionin alternativ më të mirë të sezonit. Athletic ka krijuar një 11-she të “dytë” nga lojtarët më të mirë në botë për vitin 2026, e pozitën e qendërsulmuesit e zë ylli i Kosovës. Ata ndër të tjera dhanë lëvdata për formën e […]

Madhësia e shkronjave

Mediumi i famshëm britanik “The Athletic” e ka vendosur sulmuesin Vedat Muriqi në formacionin alternativ më të mirë të sezonit.

Athletic ka krijuar një 11-she të “dytë” nga lojtarët më të mirë në botë për vitin 2026, e pozitën e qendërsulmuesit e zë ylli i Kosovës.

Ata ndër të tjera dhanë lëvdata për formën e shkëlqyer që kaloi Muriqi, pavarësisht që Mallorca ra në La Liga 2, duke iu kujtuar të gjithëve as Barcelona ose Real Madridi nuk kanë qenë kurrë aq shumë të varur nga Lionel Messi, respektivisht Cristiano Ronaldo.

“Vedat Muriqi nuk arriti ta shpëtonte Mallorcan nga rënia nga La Liga sezonin e kaluar, por vështirë se mund të bënte më shumë për skuadrën e tij”.

“Sulmuesi 32-vjeçar tani është pjesë e Fenerbahces, ndërsa me Mallorcan shënoi 23 nga 47 golat e skuadrës në La Liga. Kjo përqindje prej 49.3 për qind ishte më e larta për një futbollist në pesë ligat kryesore të Evropës. As Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk kanë qenë të varur në një masë kaq të madhe nga golat e tyre gjatë karrierës në Spanjë”.

“Muriqi është një sulmues klasik, i cili nuk mbështetet te spektakli, por te forca fizike, lufta në duele dhe efikasiteti para portës. Me gjatësi prej 194 centimetrash, sulmuesi i Kosovës përballet me mbrojtësit kundërshtarë, sulmon krosimet dhe ndihmon skuadrën të avancojë në fushë”.

“Ai është veçanërisht i aftë në punën e vështirë që shpesh nuk merr vëmendjen e merituar. Sezonin e kaluar në elitën e futbollit spanjoll, vetëm Kylian Mbappe shënoi më shumë gola se sulmuesi kosovar”.

“Edhe pse Muriqi nuk ishte realisht në garë për Topin e Artë, vlerësimi për të është një homazh për të gjithë sulmuesit qendrorë që arrijnë të nxjerrin maksimumin nga mundësitë e pakta dhe që, me punën e tyre, bëhen vendimtarë për skuadrat”, shkroi ndër të tjera mediumi britanik./Telegrafi/

Komentet