Britney Spears ka publikuar në Instagram disa video ku shfaqet duke kërcyer në shtëpi, e veshur me një kostum të zi me dantellë, geta dhe taka të zeza.
Në njërin prej klipeve, ndjekësit vunë re një detaj të kuq në pjesën e pasme të veshjes, i cili mbeti pa shpjegim.

Këngëtarja 44-vjeçare i shoqëroi disa prej postimeve me përshkrime të shkurtra dhe emoji, ndërsa në një fotografi të mëparshme kishte shkruar mesazhin për të mbrojtur zemrën, shkruan DailyMail.
Në një tjetër video, Spears kërceu me këngën e saj të vitit 2001, Lonely, dhe shprehu habinë për mënyrën se si ndihet kur kërcen me këngët dhe zërin e saj.
Ndërkohë, koreografi Brian Friedman, i cili ka punuar me të në disa prej hiteve të saj, përfshirë Toxic dhe I’m a Slave 4 U, e kujtoi këngëtaren si një artiste të jashtëzakonshme.
Ai tha se Spears ishte vetëm 19 vjeçe kur punuan së bashku dhe se kishte aftësinë t’i bënte lëvizjet e kërcimit të dukeshin krejtësisht të sajat. /Telegrafi/