Pas humbjes së koalicionit të Aleksandar Vuçiçit në zgjedhjet parlamentare në Serbi, forcat policore u tërhoqën nga qendra e Beogradit, ku u pritën me fishkëllima, britma dhe sulme ndaj automjeteve.
Disa qytetarë hodhën gurë, duke thyer xhamat e të paktën një automjeti të policisë, shkruan index.hr.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë qytetarë që pengojnë kolonën e policisë dhe oficerë që largohen mes fishkëllimave.
Mili narod pozdravlja policiju. ❤️ https://t.co/kQrUvKEyoe
— Jeremija (@4nbgd) October 25, 2026
Olos, batinase i krimilicajce ovako ispratiti. https://t.co/fQt4NLXxWo
— MM (@mamihajllo) October 25, 2026
Sipas raportimeve, policia nuk reagoi ndaj sulmeve.
Tërheqja erdhi pas muajsh protestash studentore dhe qytetare kundër qeverisë së Vuçiqit.
Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera për të festuar fitoren e Listës së Studentëve dhe humbjen e Vuçiqit. /Telegrafi/