“Ngadalë o vëlla”, fansi e kap te qafa Xhensila Myrtezajn gjatë koncertit

Magazina

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është përballur me një moment të pakëndshëm gjatë një prej koncerteve të saj të fundit, kur një fans ka tentuar ta puthë pa dëshirën e saj, teksa ajo po performonte pranë publikut. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti kur një i ri zgjat dorën, e kap këngëtaren […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është përballur me një moment të pakëndshëm gjatë një prej koncerteve të saj të fundit, kur një fans ka tentuar ta puthë pa dëshirën e saj, teksa ajo po performonte pranë publikut.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti kur një i ri zgjat dorën, e kap këngëtaren pas koke dhe përpiqet ta tërheqë drejt vetes për ta puthur.

Xhensila ka reaguar menjëherë, duke ia larguar dorën dhe duke u tërhequr disa hapa prapa. E befasuar dhe e pakënaqur nga veprimi i tij, ajo ka ndërprerë për disa çaste performancën dhe i është drejtuar të riut me fjalët: “Ngadalë, ngadalë o vëlla!”

Veprimi i fansit ka shkaktuar reagime te personat e pranishëm, ndërsa në video dëgjohen edhe të qeshura nga një pjesë e publikut. Megjithatë, reagimi i këngëtares e ka bërë të qartë se ajo nuk e ka mirëpritur këtë sjellje.

Pas incidentit, Xhensila ka vazhduar performancën, duke mos lejuar që situata e krijuar të ndërpriste koncertin.

Pamjet e momentit janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku sjellja e fansit dhe reagimi i menjëhershëm i këngëtares kanë tërhequr vëmendjen e përdoruesve. /Telegrafi/

Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms

Komentet