Ndërrimi i orës në Zvicër, një orë më shumë gjumë, por çfarë ndodh me shëndetin?

Bota

Si në shumë vende në botë, edhe Zvicra do të kalojë në orarin dimëror të dielën, më 25 tetor. Në orën 03:00, akrepat do të kthehen në 02:00, duke u dhënë qytetarëve një orë më shumë gjumë. Megjithatë, sipas raportimeve të Swissinfo, ndryshimi i orës mbetet temë debati për shkak të ndikimit të tij në […]

Madhësia e shkronjave

Si në shumë vende në botë, edhe Zvicra do të kalojë në orarin dimëror të dielën, më 25 tetor.

Në orën 03:00, akrepat do të kthehen në 02:00, duke u dhënë qytetarëve një orë më shumë gjumë.

Megjithatë, sipas raportimeve të Swissinfo, ndryshimi i orës mbetet temë debati për shkak të ndikimit të tij në shëndet.

Ndërsa, kalimi në orarin dimëror u mundëson njerëzve të flenë më gjatë, ndryshimi i ritmit të përditshëm mund të ndikojë përkohësisht në gjumë dhe në orën biologjike të trupit.

Studimet e përmendura në raportime tregojnë se ndryshimi sezonal i orës mund të shoqërohet me pasoja shëndetësore, shkruan Telegrafi.

Në Zvicër, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, ditën pas kalimit në orarin dimëror numri i pacientëve që paraqiten në urgjencë rritet mesatarisht me 3.5 %, ndërsa pas kalimit në orarin veror rritja arrin në 6.5 %.

Ekspertët e gjumit theksojnë rëndësinë e ritmit të qëndrueshëm të gjumit dhe të ekspozimit ndaj dritës natyrore në mëngjes për të ndihmuar trupin të përshtatet me orarin e ri.

Orari dimëror do të mbetet në fuqi deri më 28 mars 2027, kur Zvicra do të kalojë sërish në orarin veror./Telegrafi/

Komentet