Në Zvicër, afro një milion njerëz shikojnë përmbajtje televizive pirate

Bota

Pirateria televizive po fiton popullaritet në Zvicër, ku qindra mijëra persona paguajnë për shërbime të paligjshme IPTV, kryesisht për të ndjekur sportet, serialet dhe filmat. Sipas vlerësimeve të industrisë, kjo praktikë shkakton humbje prej rreth 76 milionë frangash zvicerane në vit. Në Zvicër, rreth 634 mijë persona paguajnë për shërbime IPTV që ofrojnë në mënyrë […]

Madhësia e shkronjave

Pirateria televizive po fiton popullaritet në Zvicër, ku qindra mijëra persona paguajnë për shërbime të paligjshme IPTV, kryesisht për të ndjekur sportet, serialet dhe filmat. Sipas vlerësimeve të industrisë, kjo praktikë shkakton humbje prej rreth 76 milionë frangash zvicerane në vit.

Në Zvicër, rreth 634 mijë persona paguajnë për shërbime IPTV që ofrojnë në mënyrë të paligjshme përmbajtje nga platformat zyrtare televizive, por me çmime më të ulëta.

Sipas Lematin.ch, duke cituar një studim të Aleancës Audiovizuale Kundër Piraterisë, numri i personave që konsumojnë përmbajtje pirate i afrohet një milioni, nëse përfshihen edhe ata që i shikojnë këto përmbajtje pa paguar, raporton 24 heures.

Për të luftuar këtë fenomen, përfaqësues të sektorit sportiv dhe audiovizual kanë nisur një fushatë kombëtare të quajtur “StreamSafe”.

Në këtë iniciativë janë përfshirë Liga Zvicerane e Futbollit, Liga Kombëtare, klubet e futbollit dhe hokejit, si dhe disa transmetues. Ndërkohë, sipas raportimeve, janë duke u zhvilluar diskutime edhe me Korporatën Zvicerane të Transmetimeve (SRG SSR).

Fushata pritet të shfaqet në stadiume, në televizion, në platformat e transmetimit dhe në kinema, transmeton Telegrafi.

Pirateria shkakton humbje prej 76 milionë frangash në vit

Sipas vlerësimeve të industrisë, pirateria televizive u shkakton humbje prej afro 76 milionë frangash zvicerane çdo vit operatorëve në Zvicër.

Transmetuesit theksojnë se investojnë shuma të konsiderueshme për sigurimin e të drejtave të transmetimit të ngjarjeve sportive. Sipas tyre, rënia e të ardhurave mund të ndikojë edhe në shumat që u paguhen klubeve dhe ligave sportive.

Kreu i platformës Blue Sport, i cituar nga gazeta Walliser Bote, ka paralajmëruar për pasojat e kësaj praktike, duke thënë se tifozët e sportit, përmes përdorimit të shërbimeve pirate, po “i qëllojnë vetes në këmbë”.

Megjithatë, legjislacioni zviceran kundër piraterisë është më pak kufizues krahasuar me atë të disa vendeve të tjera evropiane.

Ndryshe nga Italia dhe Spanja, në Zvicër përdoruesit e platformave të paligjshme nuk mund të penalizohen, sipas tekstit të raportimit./Telegrafi/

Komentet