Janë publikuar pamjet nga aksioni i zhvilluar në veri të Kosovës, ku janë sekuestruar mallra të dyshuara si të kontrabanduara me vlerë mbi 200 mijë euro, si dhe 22 automjete.
Aksioni është zhvilluar në kuadër të një hetimi disamujor nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Policia e Kosovës, Dogana dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Aksioni kundër kontrabandës në veri, sekuestrohen mallra mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete
Mallrat e sekuestruara përfshijnë produkte ushqimore, pije, cigare, barna pa banderola dhe produkte të tjera, ndërsa gjatë operacionit janë gjetur edhe 504 shpezë të gjalla pa dokumentacion shëndetësor, të cilat janë asgjësuar me vendim të inspektorit veterinar.
Hetimet po vazhdojnë ndaj personave të dyshuar për kontrabandim të mallrave dhe tregti të ndaluar. /Telegrafi/