Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda pasi mjeti me të cilin udhëtonte mori flakë në aksin Kardhiq-Delvinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi kur 37-vjeçari ishte në lëvizje me makinën e tij dhe, pasi automjeti u përfshi nga flakët, pësoi djegie të shkallës së tretë.

Pas ngjarjes, 37-vjeçarit i erdhën në ndihmë kalimtarë të rastit, të cilët e ndihmuan të shuante flakët.
Por, fatkeqësisht, mëngjesin e kësaj të enjteje, ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. /euronws.al.