Napoli dhe Roma marrin fitore në Ligën e Kampionëve

Sport

Napoli dhe Roma i kanë marrë pikët e plota në ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve, ndaj Bodo/Glimt, respektivisht Slovan Bratislava. Napoli që po kalonte një periudhë jo të mirë arriti fitore të ngushtë 4-3 ndaj ekipit norvegjez. Matteo Politano me një vollej e la portierin të shtangur për të kaluar Napolin në epërsi […]

Madhësia e shkronjave

Napoli dhe Roma i kanë marrë pikët e plota në ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve, ndaj Bodo/Glimt, respektivisht Slovan Bratislava.

Napoli që po kalonte një periudhë jo të mirë arriti fitore të ngushtë 4-3 ndaj ekipit norvegjez.

Matteo Politano me një vollej e la portierin të shtangur për të kaluar Napolin në epërsi pas një minute lojë.

Megjithatë, Bodo Glimt e barazoi falë Sondre Fet pas asistimit të Hauge (27’).

Sidoqoftë, Scott McTominay e riktheu epërsinë me një gol të bukur (41’).

Ekipi norvegjez u këndell sërish përmes Andreas Heelmersen (62’), megjithatë heroi i Napolit doli të jetë McTominay me një tjetër gol të bukur (75’).

Krejt në fund edhe Odin Luras Bjortuft shënoi autogol për rezultatin 4-2. Krejt qa bën Bodo/Glimt ishte goli i tretë dhe i fundit në kohën shtesë.

Napoli me këtë fitore merr pikët e para, kurse Bodo/Glimt mbetet gjithashtu me tre pikë.

Siç pritej, Roma ishte larg më e mirë se Slovan Bratislava për të fituar me rezultat 4-0.

Mario Hermoso shënoi një gol të bukur me kokë nga afërsia për të kaluar Romën në epërsi (21’).

Ndërsa, Nahuel Molina e dyfishoi epërsinë pas një topi të kthyer (39’).

Niccolo Pisilli e finalizoi për mrekulli asistimin e Malen (52’), kurse qendërsulmuesi pastaj e vulosi fitoren (58’).

Kësisoj, Roma shkon në kuotën e katër pikëve ndërsa Bratislava mbetet pa pikë./Telegrafi/

Komentet