Kryetari i Partisë GUXO, Faton Peci, ka deklaruar se Donika Gërvalla i ka thënë se emri i Behgjet Pacollit figuron në dosjen gjermane që lidhet me vrasjen e veprimtarit shqiptar Jusuf Gërvalla.
Peci e bëri këtë deklaratë gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Kontext” në ATV, duke ngritur pretendime për përmbajtjen e dokumenteve që lidhen me hetimet për vrasjen e Gërvallës në Gjermani.

Vrasja e Jusuf Gërvallës, njërit prej veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare shqiptare, mbetet një nga ngjarjet më të rënda në historinë politike shqiptare.